Kylian Mbappe është emri dhe mbiemri më i përfolur momentalisht në botën e futbollit.
Mbappe i ka kumtuar Paris Saint-Germain dhe bashkëlojtarëve të tij se do të largohet nga kampioni francez në fund të këtij sezoni, raporton KosovaPress.
Ndërkaq, destinacioni i tij si duket është i njohur për të gjithë futbolldashësit. Mbappe pritet që t’i bashkohet Real Madridit.
Ende nuk dihet arsyeja, por Mbappe në Barcelonë ka përhapur spekulime se mund të ketë befasi në sagën e transferimit të tij.
Videon ku shihet Mbappe në Barcelonë mund ta gjeni më poshtë.