David Moyes e ka braktisur pozitën e trajnerit në West Ham United, pasi ia doli ta mbante klubin në Premierligë pas një sezonit shumë të vështirë 2017/18.

Ish-trajneri i Manchester Unitedit, ishte emëruar si zëvendësues i Slaven Bilicit në nëntor, por është lejuar të largohet në fund të kontratës së tij afatshkurtër.

Përveç Moyes, West Ham konfirmon se edhe ndihmësit e tij, Alan Irvine, Stuart Pearce dhe Billy McKinlay janë larguar nga klubi.

Kryetari i klubit, David Sullivan, ka thënë në një komunikatë për media: “Dua ta falënderoj sinqerisht David Moyesin dhe stafin e tij për arritjen e synimit për ta mbajtur West Hamin në Premierligë”.

Related Posts

You may also like

Murgesha denoncon priftin, ja pë çfarë bëhet fjalë

Një murgeshë në Itali ka denoncuar një prift,