Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Vuçeviç pas arrestimit të 9 serbëve: “Nuk do të qëndrojmë të heshtur”

    Këta janë 9 të arrestuarit për krime lufte në veri

    Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve – viktima ishin gratë

    Gara për aksionin në Zubin Potok: Familjet e të zhdukurve meritojnë të vërtetën dhe drejtësinë

    Opozita izraelite bashkohet kundër Netanyahut para zgjedhjeve

    “200 metrat” që liruan Gotovinën dhe mësimi për katërshen e UÇK-së

    Rendi global po përjeton “çarje, jo tranzicion” – paralajmëron Kanadaja

    Sulmohet fizikisht infermierja gjatë kryerjes së detyrës në Prishtinë

    Sot në Shkup mbahet marshi “Jo në emrin tim!” në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

    Vizita në SHBA, kryeministri Rama u drejtohet sot shqiptarëve nga aeroporti “Nënë Tereza”

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Armiqtë brenda nesh

    Armiqtë brenda nesh

    Kalaja e Prizrenit mbyllet përkohësisht për vizitorët

    Ç`po ndodh me bektashinjtë? Dhe ç`qëndrim duhet të mbajmë?

    Kurti: DokuFest, dëshmi e rëndësisë së kulturës së pavarur

    Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës

    Jeta Xharra tregon arsyen për rrezikimin e muzeut Reporting House nga Perparim Rama

    Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Mbi identitetin

17 Prill 2023, 18:07
në Kulturë
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Sead Zimeri

Unë jam shqiptar. Unë jam edhe musliman. Unë jam edhe burrë. Unë jam edhe evropian. Unë jam edhe filozof. Unë jam edhe prind, e kështu me radhë.

Identiteti ynë është i rastësishëm. Unë jam shqiptar sepse kam lindur në një familje shqiptare. Unë jam musliman sepse kam lindur në një familje muslimane. Unë jam burrë sepse shoqëria më ka caktuar atë identitet, etj.

Ndërkohë që identiteti njerëzor të jep vetëm një të drejtë: të drejtën për të pasur të drejta, siç do të thoshte Arendt, identitetet kulturore të mundësojnë të jetosh i lirë në shoqëri. Sot është madje turp të jesh vetëm njeri: njeriu thjesht është reduktuar në biologji, por askush nuk e vlerëson shumë identitetin natyror biologjik. Njeriu si njeri i zhveshur nga identiteti i tij kulturor (grupor) është kafshë dhe si i tillë askush nuk të merr seriozisht. Të thuash që je njeri është banale, e parëndësishme.

Prandaj, identiteti është absolutisht i pazëvendësueshëm për njeriun si qenie shoqërore. Edhe pse është krejtësisht e rastësishme që ne kemi identitetet që kemi, ato janë thelbësore për ne. Ne thjesht nuk mund të ekzistojmë në botë sot pa një identitet që shoqëria cakton. Për shembull, të qenit femër si përcaktim biologjik nuk është shumë e rëndësishme në vetvete. Ajo që ka rëndësi është të jesh grua, nënë, motër, njerkë, shoqe, dashnore, kurvë, shenjtore, etj. Këto identitete nuk ekzistojnë nga pikëpamja e natyrës, por ky fakt nuk ka rëndësi. Femrat si femra apo meshkujt si meshkuj nuk kanë rëndësi në shoqëri. Identitetet që u janë dhënë, në bazë të biologjisë apo të nevojave tjera, kanë peshë në marrëdhëniet me njëri-tjetrin. Dhe këto identitete janë relative, janë ndërtuar mbi bazën e nevojave sociale dhe kulturore. Për shembull, sot ka një luftë të madhe në kulturat perëndimore për njohjen e të drejtave të komunitetit LGBT dhe disa shoqëri vetëm e kanë njohur zyrtarisht këtë identitet, ndërsa të tjerat janë ende në proces njohjeje. Sapo ky identitet njihet, ai bëhet pjesë e identifikimit legjitim shoqëror.

Pra, identitetet sociale janë identitete të rastësishme, por kjo nuk do të thotë se janë identitete arbitrare, që njerëzit i krijojnë sa herë duan një identitet, siç pretendojnë hombofobët e sotëm. Përkundrazi, identitetet formohen në përpjekje për të përmbushur ndonjë nevojë të grupeve të individëve ose shoqërisë. Megjithatë, jo të gjitha identitetet janë të barabarta për sa i përket peshës sociale.

Pesha e tyre përcaktohet nga rrethanat kontekstuale lokale dhe globale. Sot, në kontekstin global, pesha e identitetit kombëtar qëndron mbi çdo identitet tjetër, fetar apo jofetar. Ne shqiptarët kemi një përvojë të dorës së parë me këtë. Kosovarët, për shembull, nuk lejohen të udhëtojnë pa vizë në Evropë. Edhe pse kosovarët ndajnë të njëjtin identitet biologjik me evropianët, ata nuk lejohen në Evropë si kosovarë. Një kosovar me pasaportë shqiptare lejohet të hyjë në Evropë, por i njëjti me pasaportë të Kosovës nuk lejohet. Nuk është e rëndësishme që kosovarët të jenë njerëz të mirë, të jenë tolerantë, etj, etj., por që kosovarët të nuk kanë njohjen e vendeve evropiane.

Në këtë kontekst politik, duhet të vlerësohen çështjet e identitetit. Sot identiteti kombëtar/shtetëror në nivel global është identiteti parësor, nëse jo absolut. Kudo që të shkosh njihesh si shqiptar apo japonez apo amerikan. Pasojnë identitete të tjera, por në nivel të hierarkisë së identiteteve, identiteti kombëtar/shtetëror është i pakapërcyeshëm. Dhe duke qenë se identitetet pa përjashtim janë çështje politike, çdo identitet është politik, debatet për epërsinë e këtij apo atij identiteti janë debate shterpe! Sot mund të jesh fetar, por nëse i përket një kombi të caktuar, të drejtat e barabarta nuk njihen nga kombet e tjera, dhe nëse nuk i përket asnjë kombi, nuk të njihen të drejta.

Prandaj, duhet të kuptojmë se identiteti kombëtar nuk mund të krahasohet me identitetet e tjera për nga pesha që ka sot. Natyrisht, në një kohë tjetër të plejadave të tjera politike, identiteti kombëtar nuk do të ketë peshën që ka sot. Ndoshta nuk do të ketë asnjë peshë. Por, tani për tani, identiteti kombëtar/shtetëror është gjithçka. Pa të, askush nuk të njeh. Pa të nuk je i lirë. Prandaj duhet të kujdesemi për identitetin kombëtar dhe shtetin që e përfaqëson si për sytë e ballit sepse çdo njollë në të reflekton keq dhe dëmton jo vetëm imazhin por edhe të drejtat e qytetarëve që i përkasin atij identiteti. Pra ne jemi para së gjithash shqiptarë, pastaj gra e burra, fetarë dhe jofetarë, të pasur e të varfër, të arsimuar e të paarsimuar, etj. Kjo nuk do të thotë se këto identitete nuk kanë peshë. Ky do të ishte një gjykim absurd. Por që ato negociohen dhe interpretohen në kuadrin e identitetit parësor në nivel global.

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Vuçeviç pas arrestimit të 9 serbëve: “Nuk do të qëndrojmë të heshtur”

Vuçeviç pas arrestimit të 9 serbëve: “Nuk do të qëndrojmë të heshtur”

22 minuta më parë
Këta janë 9 të arrestuarit për krime lufte në veri

Këta janë 9 të arrestuarit për krime lufte në veri

25 minuta më parë
Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve – viktima ishin gratë

Gara për aksionin në Zubin Potok: Familjet e të zhdukurve meritojnë të vërtetën dhe drejtësinë

3 orë më parë
Opozita izraelite bashkohet kundër Netanyahut para zgjedhjeve

Opozita izraelite bashkohet kundër Netanyahut para zgjedhjeve

3 orë më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH