Votimi për shtetasit turq që jetojnë në Kosovë për raundin e dytë në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare që do të mbahen në Turkiye më 28 maj, do të votohet me 21 Maj (e diell) nga ora 08 deri në orën 22-00, njofton Kosova Post.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një komunikate për media Ambasada e Turkiyes në Prishtinë e cila ka treguar se kjo ngjarje do të organizohet në zyrat tona përfaqësuese në Prishtinë dhe Prizren.
Pas përfundimit të procesit të votimit, votat do të barten në mënyrë të sigurt nga Kosova për në Stamboll me fluturimin e planifikuar të Turkish Airlines dhe nën vëzhgimin e përfaqësuesve politikë me të drejtë.
Sipas Këshillit Suprem Zgjedhor të Türkiyes (YSK), në Kosovë janë regjistruar gjithsej 2 mijë e 192 qytetarë me të drejtë vote të cilët do të kenë mundësi të votojnë përgjatë dy ditëve në dy pika votimi në territorin e vendit: në Ambasadën e Türkiyes në Prishtinë dhe Konsullatën e Përgjithshme në Prizren.



























