Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka pritur sot në zyrën e tij boksieren kosovare Donjeta, e cila u kthye nga Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026” me medaljen e artë, përcjell KosovaPost.
Kurti ka bërë të ditur se Donjeta ia ka dedikuar medaljen e artë Kosovës, ndërsa ai e ka falënderuar për punën dhe angazhimin e saj të vazhdueshëm në sportin e boksit.
Ai e ka cilësuar triumfin e saj në Taranto si historik, duke thënë se kjo fitore do të mbahet gjatë në mend.


























