‘Mediat serbe po tentojnë të nxisin tensione në veri të Kosovës’

‘Mediat serbe po tentojnë të nxisin tensione në veri të Kosovës’

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, përmes një postimi në rrjetin social facebook ka përgënjeshtruar lajmin e publikuar në mediat serbe në lidhje me gjoja intervenim të mundshëm të Policisë së Kosovës në veri të Kosovës.

Hoxhaj ka theksuar se mediat serbe po vazhdojnë ta manipulojnë publikun me lajme të rrejshme në lidhje me Kosovën, dhe se këto lajme kanë për qëllim destabilizimin e vendit.

Ja postimi i tij:

Mediat serbe po e vazhdojnë manipulimin e publikut me lajme të rrejshme në lidhje me Kosovën. Lajmi i publikuar sot nga një portal i cili njihet për tendencën e manipulimit dhe lajmeve të rrejshme, për gjoja intervenim të Policisë së Kosovës në Mitrovicën veriore, është lajm i rrjejshëm dhe qëllim keq, që synon të nxisë tensione në veri të Kosovës.

Policia e Kosovës është institucion me përbërje multietnike dhe është në shërbim të të gjithë qytetarëve të Kosovës. Këtë e ka dëshmuar edhe vlerësimi ndërkombëtar si policia më profesionale në rajon.

You may also like

Gjykata në Indi liron ish-ministren e dyshuar për përfshirje në masakrën e muslimanëve

Sipas raportimeve të mediave, një gjykatë e lartë