Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka pritur sit në takim lamtumirës atasheun e mbrojtjes së Republikës së Turqisë, kolonel Ismail Cenkeri Ersoz.
Në shenjë mirënjohje të lartë për shërbimin trevjeçar në vendin tonë, ministri Mehaj e ka dekoruar kolonelin Ersoz me medaljen “Shërbim i shquar”.
Me këtë rast, ministri Mehaj ka theksuar se angazhimi i kolonel Ersoz ka qenë shumë i rëndësishëm në fuqizimin e partneritetit bilateral me ministrinë dhe forcat turke, me reflektim në të arriturat e deritashme dhe procesin e zhvillimit të përgjithshëm të Ministrisë dhe forcave tona.
Sipas njoftimit të Ministrisë së MBrojtjës, kolonel Ersoz do të pasohet nga atasheu i ri kolonel Çagdas Akif Kahraman, me të cilin Ministria e Mbrojtjes do të vazhdojë bashkëpunimin në interesat e përbashkëta.