Max Verstappen do të niset për herë të katërt nga vendi i parë këtë sezon. Në garën e dytë radhazi që zhvillohet në pistën e Austrisë, piloti holandez i Red Bull regjistroi kohën më të shpejtë.
Pas tij do të niset befasia e këtyre provave zyrtare, Lando Norris, me McLaren. Në vendin e tretë, Sergio Perez (Red Bull).
Performancë e dobët nga makinat Mercedes, me Hamilton dhe Bottas që do të nisen nga vendi i katërt dhe i pestë.
Ndërkohë, Ferrari vijon të mos përshtatet me pistën austriake. Pas performancës së dobët në garën e kaluar, Sainz dhe Leclerc do të nisen nesër nga radha e gjashtë e nisjes.