Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar për gjendjen nëpër pikat kufitare të vendit.
Sipas grafikës zyrtare, pritjet nëpër pikat kufitare janë 3 deri në pesë minuta.
Përveç Merdares, nëpër pikat e tjera kufitare s’ka kolona.
Sipas njoftimit, në këtë pikë kolona është 20 metra në hyrje, por që pritjet për të hyrë edhe këtu zgjasin 3-5 minuta.
Edhe rrugët që shpijnë në pikat e kalimit kufitar thuhet se janë të kalueshme.