Një incident i pabesueshëm ka ndodhur në një televizion amerikan, ku një meteorologe ka raportuar për motin me fëmijën e saj, të cilin e mbante në krahë.
Videoja bëri xhiron e internetit. Rebecca Suld, 42 vjeç, nga Wisconsin, e cila punon për CBS 58, shkoi të prezantojë motin nga shtëpia e saj pasi punon në distancë.
Kur vajza e saj 13 javore u zgjua nga gjumi i saj vetëm pak çaste para se të dilte drejtpërdrejt për të dhënë parashikimin e motit, ajo vendosi t’u bënte shikuesve një surprizë të adhurueshme dhe të dilte në transmetim me të. Rebecca foli për momentin emocionues për Yahoo Life, duke shpjeguar se ishte në fakt ideja e producentit të saj.
“Isha vetëm disa minuta larg transmetimit tim të ardhshëm të motit dhe foshnja ime sapo ishte zgjuar”, kujton ajo.