Metoda natyrore për të luftuar infeksionin në fyt dhe bajamet!

Metoda natyrore për të luftuar infeksionin në fyt dhe bajamet!

Infeksioni ne fyt është një infeksion bakterial që mund të bëjë që fyti të ndihet i lënduar dhe i fryrë. Nëse nuk trajtohet, mund të shkaktojë komplikacione të mëtejshme, duke përfshirë inflamimin e veshkave ose ethet reumatike.

Shkaktar i tij është një bakter i quajtur “Streptococcus pyogenes” ose grupi A streptokok. Ky bakter është ngjitës. Trajtimi më i zakonshëm jane antibiotikët.Nëse jeni duke u ndeshur me kete problem, mund të provoni disa menyra natyrore në shtëpi për të gjetur lehtësim nga simptomat tuaja dhe për të rikthyer sistemin tuaj imunitar në rrugën e duhur.

1. Vitamina D
Studimet kanë treguar se Vitamina D luan një rol të rëndësishëm në mbajtjen e sistemit imunitar të fortë. Marrja e dozës tuaj të përditshme të Vitamines D mund të ndihmojë në parandalimin e infeksionit ne fyt, si dhe në shërimin e tij.

2. Çaj bimor
Çaji bimor është ilaç i përsosur për të zbutur fytin tuaj. Kjo mund të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjes gjatë trajtimit të inflamacionit. Çaji i kamomilit është i ngarkuar me antioksidantë që mund të ndihmojnë në zvogëlimin e dhimbjeve, ënjtjen dhe skuqjen. Çaji i luleradhiqes është një tjetër ilaç i dobishem.Trajton infeksionin duke i dhënë sistemit tuaj imunitar një nxitje.

3. Uthulla e mollës
Uthulla e mollës është një anti-bakterial natyral, në sajë të acidit acetik që përmban.

4. Vaj mente
Vaji i mentes është një ilaç natyral për dhimbjen e fytit. Ai përmban mentol, i cili shkakton një ndjesi ftohese në fyt dhe ka efekt qetësues në trup. Thjesht shtoni 1-2 pika vaj ne një gotë me ujë.

5.Mjalte i paperpunuar
Mjalti i papërpunuar ka fuqi shëruese, falë aftesive antibakterial. Ajo ka aftësinë për të krijuar një pengesë mbrojtëse për të parandaluar infektimin. Mjalti i papërpunuar gjithashtu ndihmon në nxitjen e sistemit imunitar me antioksidantë të shumtë. Gjithashtu mund të ndihmojë në zbutjen e dhimbjes së fytit.

You may also like

Zuckerberg: Myslimanët do të kenë përherë përkrahjen e Facebook-ut

Marck Zuckerberg, themeluesi i rrjetit më të madh