Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), thotë se Kuvendi i Kosovës nuk duhet të promovojë idenë që qytetarët e Kosovës të marrin pjesë në luftëra të huaja.
Sipas tij, nëse lejohen qytetarët për të marrë pjesë në luftëra të huaja duhet të lirohen të gjithë personat e dënuar për pjesëmarrje në luftërat në Siri apo shtete të tjera.
“Nëse shteti dëshiron ti ndihmoj një shteti te caktuar për te qene pjese e aleancave te shteteve demokratike për te mbrojtur vlerat njerëzore, le te bej ne mënyrë institucionale, qoftë përmes ndihmës financiare dhe humanitare sipas mundësive qe ka ne dispozicion”, ka shkruar Miftaraj në Facebook.
Postimi i tij i plotë:
Debati për te lejuar shtetasit e Republikës së Kosovës për të luftuar në Ukrainë, duhet të ketë parasysh se nëse Kuvendi i Kosovës shfuqizon ligjin përmes të cilit pjesëmarrja në luftëra të huaja nuk konsiderohet si vepër penale, ne të njëjtën kohë duhet te lirohen te gjithë ata shtetas te Kosovës që janë dënuar për pjesëmarrjen ne luftëra ne Siri apo shtete tjera, përfshire duhet te pushojnë procedurat penale për rastet qe janë në procedura.
Me fjale tjera, as nuk duhet te këtë fare debat për këtë teme.
Kuvendi i Kosovës e as Qeveria nuk duhet ne asnjë rrethane te promovojnë idenë qe shtetas te Kosovës te marrin pjese ne luftëra te huaja, kudo qofshin ato.
Nëse shteti dëshiron ti ndihmoj një shteti te caktuar për te qene pjese e aleancave te shteteve demokratike për te mbrojtur vlerat njerëzore, le te bej ne mënyrë institucionale, qoftë përmes ndihmës financiare dhe humanitare sipas mundësive qe ka ne dispozicion.