Paskal Milo ka komentuar reagimin e Moskës zyrtare pas deklaratave të Haradinaj për bashkim kombëtar.
Milo u shpreh se Rusia ka qenë dhe mbetet gjithnjë kundërshtuese e njohjes ndërkombëtare të Kosovës.
Sipas tij, Moska ka synim që ta mbajë Kosovën në një gjendje krize. Edhe sikur Serbia të ndërgjegjësohet, Milo shtoi se Rusia do të bëjë çdo gjë për të penguar njohjen e Kosovës.
“Është tashmë një fakt i njohur, nuk ka pse të na habisë dhe nuk duhet pritur të paktën edhe për ca kohë që Rusia të pajtohet me qënien e kosovës shtet i pavarur dhe i integruar në strukturat ndërkombëtare. Sepse, e para Rusia ka qënë avokate historike e Serbisë. Vazhdon të jetë edhe sot e kësaj dite. E parë kjo jo thjeshtë për arsye etnike ose për afërsi etnike, kulturore, tradicionale por në mënyrë të vecantë për arsye gjeopolitike. Rusia ndodhet në një përplasje që ka ardhur dhe është bërë më e dukshme në faktorë të tjerë ndërkombëtarë në rajonin e Ballkanit perëndimor dhe është e interesuar që të mos ketë zgjidhje të qëndrueshme që do të vinte përmes njohjes së plotë ndërkombëtare të Kosovës. Rusia, si synim të objektiva të vetë strategjik, do të kërkojë që ta mbajë Kosovën në një gjendje krize, në një munges stabiliteti të brendshëm, në një mungesë të njohjes ndërkombëtare. Ajo i ka instrumentat e presionit ndaj serbisë që edhe sikur serbia të mund të ndërgjegjësohet, nuk do ta lejojë ose do të bëjë cmos që ta pengojë që të bëjë njohjen ndërsjelltë me Kosovën. Pra janë lojra të mëdha strategjike dhe gjeopolitike”, tha Mili në Vizionplus.tv.
Ai theksoi mes të tjerash se Kosova përballet me shumë sfida në politikën e jashtme. Milo shtoi se Kosova do të ketë mbështetjen e SHBA-ve, por nuk duhet abuzuar me këtë, duke shtuar se duhet punuar shumë ngushtë me adiminstratën e re të Biden.