Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Kosova kryeson Ballkanin për rritjen e investimeve të huaja direkte – Serbia bie 51 për qind

    Rexhepi: Është e domosdoshme të kemi konsullatë të Shqipërisë në Luginën e Preshevës

    Kurti: Serbia mohon kri*met dhe shkel detyrimet ndërkombëtare për të zhdukurit

    Spanja rrezikon të prishë samitin e NATO-s, duke kundërshtuar kërkesën e Trumpit për rritje të shpenzimeve

    Sanchez i kërkon BE-së të ndërpresë Marrëveshjen e Asociimit me Izr@elin brenda 48 orësh

    Trump thirret ta mundësojë njohjen e Kosovës nga Serbia dhe t’i vizitojë dy shtetet

    Trump: Delegatët amerikanë do të shkojnë në Islamabad për bisedime me Iranin

    Osmani në Forumin Diplomatik të Antalias: Falënderon liderët për mbështetjen ndaj Kosovës

    Çështja e Presidentit: Kurti dhe Abdixhiku takohen nesër

    Kujtohet heroizmi dhe trashëgimia e Sali Çekaj

    LVV paralajmëron intensifikim të përpjekjeve për presidentin

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Ministri i Jashtëm turk: Izr@eli ende nuk po i përmbush detyrimet për ndihmën në G@za

07 Nëntor 2025, 19:44
në Botë, Lajme
Kryediplomati turk: Heshtja e botës për Gazën ‘bashkëfajësi në gjenocid’
Share on FacebookShare on Twitter

Izraeli ende nuk po i përmbush detyrimet e tij për dërgimin e ndihmave në Gaza, ndërsa pala palestineze ka treguar një qasje konstruktive, përfshirë përpjekjet për lirimin e pengjeve dhe kthimin e trupave, deklaroi sot ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, raporton Anadolu, transmeton KosovaPost.

Duke folur në një konferencë të përbashkët për media me homologen e tij rumune, Oana Toiu, Fidan theksoi se vazhdimi i armëpushimit në Gaza është me rëndësi kritike, duke e përshkruar situatën si “të brishtë”, pasi, sipas tij, administrata izraelite dhe kryeministri Benjamin Netanyahu nuk besojnë në qëllimet themelore të armëpushimit.

Fidan tha se pala palestineze po e respekton armëpushimin “me pjekuri të madhe”, pavarësisht se Izraeli nuk po lejon hyrjen e sasisë së rënë dakord të ndihmave humanitare në Gaza.

“Shumica e kamionëve që hyjnë në Gaza bartin mallra tregtare, ndërsa ndihmat humanitare mbeten të bllokuara në depo dhe në kamionë, duke lënë nevojat urgjente të banorëve të Gazës të paplotësuara. Kjo situatë është e papranueshme dhe ne përsëri bëjmë thirrje për veprim të menjëhershëm”, tha Fidan.

Ai vlerësoi përpjekjet në terren të Autoritetit për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), Gjysmëhënës së Kuqe Turke dhe OJQ-ve, duke theksuar se Zyra e Koordinimit të Ndihmave Humanitare e Ministrisë së Jashtme turke po punon aktivisht për të kapërcyer pengesat logjistike dhe diplomatike.

– Përpjekjet për armëpushimin në Gaza, projektrezoluta e OKB-së

Fidan shtoi se “një rezolutë që lidhet me procesin e Gazës pritet të paraqitet në Këshillin e Sigurimit të OKB-së” dhe se Turqia tashmë ka ndarë mendimet dhe kontributet e saj me homologët përkatës.

“Kjo mundësi historike nuk duhet humbur dhe gabimet e së kaluarës duhet të shmangen. Është thelbësore të krijohet një kornizë që të dyja palët dhe komuniteti ndërkombëtar ta pranojnë”, tha ai.

Ministri shtoi se Turqia ka pritur një takim të rëndësishëm në Stamboll këtë javë mbi çështjen e Gazës dhe se përpjekje intensive diplomatike janë në zhvillim për të siguruar një kornizë të përhershme dhe të qëndrueshme për paqen.

Ai shtoi se Ankaraja tashmë po diskuton me partnerët ndërkombëtarë hapat që mund të ndërmerren për rindërtimin e Gazës sapo të përmirësohen kushtet.

Sa i përket rezolutës për armëpushimin, Fidan tha se Turqia nuk është anëtare e Këshillit të Sigurimit, por ka zhvilluar konsultime me vendet që janë takuar në Nju Jork dhe më pas e kanë vazhduar dialogun në Stamboll.

Ai theksoi se Turqia ka ndarë pikëpamjet e saj mbi rezolutën e mundshme të Këshillit të Sigurimit dhe se vendet pjesëmarrëse i kanë përfshirë këto diskutime në përpjekjet e tyre diplomatike.

Fidan tha se çështja është diskutuar edhe me SHBA-në dhe vende të tjera, duke shprehur shpresën se një rezolutë, nëse zbatohet, do të përparojë drejt paqes dhe do të mundësojë rindërtimin e Gazës.

Ai shtoi se bisedimet me grupin palestinez Hamas po vazhdojnë dhe se Turqia po ndjek nga afër zhvillimet.

– Marrëdhënie më të forta turko-rumune në fusha të ndryshme

Fidan vuri në dukje partneritetin e fortë strategjik midis Turqisë dhe Rumanisë, që mbulon fusha të shumta nga mbrojtja te energjia dhe tregtia.

Ai kujtoi se marrëdhëniet dypalëshe u ngritën në nivelin e partneritetit strategjik në vitin 2011 dhe se në vitin 2024 u krijua një këshill bashkëpunimi strategjik i nivelit të lartë, mbledhja e parë e të cilit u mbajt në Ankara.

Ai theksoi se ky kuadër diplomatik dhe institucional ka ndikuar ndjeshëm në forcimin e lidhjeve ekonomike e tregtare.

“Rumania është vendi me të cilin kemi vëllimin më të madh tregtar dypalësh në rajonin e Evropës Juglindore. Vendi ynë është partneri më i madh tregtar i Rumanisë jashtë Bashkimit Evropian. Synojmë ta rrisim vëllimin tregtar nga rreth 12 miliardë dollarë vitin e kaluar në 15 miliardë”, tha Fidan.

Ai shtoi se bashkëpunimi në fushën e energjisë po vazhdon të rritet në mënyrë të qëndrueshme, me shumë kompani turke që veprojnë me sukses në sektorin energjetik të Rumanisë.

Një memorandum mirëkuptimi për bashkëpunimin energjetik, i nënshkruar në maj, synon ta thellojë më tej këtë partneritet.

Në lidhje me industrinë e mbrojtjes, Fidan tha se fregata e klasit “Hisar” që Rumania planifikon të blejë nga Turqia përfaqëson një hap të rëndësishëm dhe se të dyja palët po shqyrtojnë projekte të përbashkëta prodhimi.

Ai ftoi investitorët rumunë të eksplorojnë mundësitë e investimit në Turqi dhe të bashkëpunojnë më ngushtë me kompanitë turke.

“Deti i Zi është një zonë kyçe për bashkëpunimin konstruktiv që kemi ndërtuar me Rumaninë”, tha Fidan, duke shtuar se të dyja vendet punojnë së bashku me një ndjenjë mbështetjeje rajonale për të forcuar sigurinë, mirëqenien dhe ekonominë e këtij rajoni.

Ai deklaroi se siguria e Detit të Zi është thelbësore për stabilitetin rajonal, një fakt që është theksuar edhe më shumë që nga fillimi i luftës Rusi-Ukrainë.

– Ankaraja bën thirrje për vrull të ri në marrëdhëniet me BE-në

Fidan tha se Turqia e vlerëson mbështetjen e sinqertë të Rumanisë për procesin e saj të anëtarësimit në BE.

“Perspektiva strategjike e Turqisë për anëtarësim në BE mbetet e pandryshuar. Dinamikat në zhvillim tregojnë se Turqia dhe Evropa janë dy aktorë plotësues. Mesazhet konstruktive të shprehura së fundmi nga liderët evropianë ofrojnë mundësi të vlefshme për të kapërcyer bllokadat ekzistuese në marrëdhëniet tona”, tha ai, duke theksuar se ai ka ndarë pritshmëritë e Turqisë për modernizimin e Bashkimit Doganor dhe rinisjen e bisedimeve për liberalizimin e vizave.

Fidan gjithashtu theksoi se, ndërsa arkitektura e sigurisë evropiane po ndryshon, pjesëmarrja aktive e Turqisë në Mekanizmin e Veprimit për Sigurinë Evropiane (SAFE) mbetet thelbësore për stabilitetin e kontinentit.

Ai tha se palët kanë diskutuar gjithashtu fazën e fundit të luftës Rusi-Ukrainë dhe kontributet e mundshme në kuadër të “koalicionit të vullnetit të mirë”, duke theksuar se Turqia po vazhdon kontaktet diplomatike drejt një zgjidhjeje të negociuar.

“Si një vend që ruan dialogun me të dyja palët në të gjitha nivelet, ne po vazhdojmë kontaktet për një zgjidhje të negociuar”, tha ai, duke shprehur shpresën për “një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në dobi të rajonit dhe botës”.

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Kosova kryeson Ballkanin për rritjen e investimeve të huaja direkte – Serbia bie 51 për qind

Kosova kryeson Ballkanin për rritjen e investimeve të huaja direkte – Serbia bie 51 për qind

1 orë më parë
Rexhepi: Është e domosdoshme të kemi konsullatë të Shqipërisë në Luginën e Preshevës

Rexhepi: Është e domosdoshme të kemi konsullatë të Shqipërisë në Luginën e Preshevës

2 orë më parë
Kurti: Serbia mohon kri*met dhe shkel detyrimet ndërkombëtare për të zhdukurit

Kurti: Serbia mohon kri*met dhe shkel detyrimet ndërkombëtare për të zhdukurit

4 orë më parë
Spanja rrezikon të prishë samitin e NATO-s, duke kundërshtuar kërkesën e Trumpit për rritje të shpenzimeve

Sanchez i kërkon BE-së të ndërpresë Marrëveshjen e Asociimit me Izr@elin brenda 48 orësh

4 orë më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH