Sot, Ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi, i shoqëruar nga zëvendës-ministri Arsim Berisha ka vizituar sot Qendrën e vaksinimit në Prizren, shkruan KosovaPost.
Vizita e Ministrit Latifi ishte me qëllim që t’i inkurajoj qytetarët e Prizrenit që të vaksinohen kundër virusit “Covid-19”. Vizitë kjo që bëhet pikërisht në qytetin, i cili radhitet me më së paku të vaksinuar.
Postimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:
Ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi, i shoqëruar nga zëvendës-ministri Arsim Berisha ka vizituar sot Qendrën e vaksinimit në Prizren me qëllim të inkurajimit të procesit të vaksinimit kundër COVID-19 dhe gripit sezonal.
Duke shprehur falënderimin për punën e madhe që kanë bërë ekipet e vaksinimit në imunizimin e popullatës me vaksinën kundër COVID-19, Ministri Latifi i ka siguruar ekipet e vaksinimit për mbështetjen e plotë të MSh-së për këtë proces shumë të rëndësishëm në ballafaqimin me COVID-19.
“Jam sot me ju për të ju shprehur falëndrimin për punën që po bëni dhe në të njëjtën kohë për t’u bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen. Secili prej nesh që është vaksinuar, kemi për detyrë që të bindim të tjerët për ta bërë këtë. Tash ka filluar edhe dhënia e dozës përforcuese dhe vaksinimi është rruga e duhur për të parandaluar sëmundjen COVID-19 format e rënda të saj dhe shtrimin në spital”, tha Ministri Latifi. Ai vizitoi po ashtu edhe Qendrat e vaksinimit në Gjakovë e Klinë, ku gjithashtu falënderuar ekipet për punën e bërë dhe u ka bërë thirrje qytetarëve të moshës mbi 12 vjeçe për vaksinim kundër COVID-19, dhe grupeve të rrezikuara për vaksinim edhe kundër Gripit sezonal.