Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi është takuar me përfaqësuesit diplomatikë të shteteve të QUINT-it dhe zyrës së BE-së në Kosovë.
Ai ka shkruar në ‘Facebook”, se me përfaqësuesit diplomatikë të shteteve të QUINT-it dhe zyrës së BE-së në Kosovë, ka diskutuar për zhvillimet e fundit në vend dhe iniciativat e grupeve nismëtare në komunat e Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit.
“Ne mbesim të përkushtuar që të ndërmarrim të gjitha veprimet dhe vendimet e nevojshme që vullneti i qytetarëve të realizohet bazuar në udhëzimin administrativ”, tha ai.