Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, me anë të një postimi në rrjetet sociale tha se Shqipëria duhet që të guxojë dhe me inovacionin, përcjell KosovaPost.
Në postimin e tij në Facebook Peleshi na prezanton me Arjetën, për të cilën thotë se po punon për prototipin e makinës së parë të blinduar ushtarake “Made in Albania”.
Së bashku me kompaninë e saj TIMAK, Arjeta po punon për prototipin e makinës së parë të blinduar ushtarake, #MadeInAlbania. Jam shumë i lumtur që Qendra jonë e Inovacionit i është bashkuar kësaj iniciative të bukur. Besimplotë që pas 3 javësh, në Paris, në panairin #Eurosatory ne do të prezantojmë me sukses këtë produkt shqiptar. Shumëkush mund të pyesë se si ka mundësi që një ekip me 75% vajza të reja, arrin të eksportojë makina në 20 shtete të botës dhe madje të guxojë të hyjë pa drojë në tregun e industrisë ushtarake”.