Lirdon Lozani nga Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka reaguar ndaj lajmeve të publikuara nga disa portale dhe faqe në Facebook me titullin: “S’ka më shtesa për fëmijë nga 30 euro”, përcjell KosovaPost.
Sipas Lozanit, ky është një titull manipulues që krijon përshtypjen e rreme se shtesat për fëmijë do të ndërpriten.
Ai theksoi se kjo nuk është e vërtetë. Shtesat për fëmijë nuk do të ndalen. Përkundrazi, gjatë këtij mandati ato do të dyfishohen: nga 30 në 60 euro dhe nga 45 në 90 euro për çdo fëmijë, sipas kategorive përkatëse.
Postimi i plotë:
Lajmi i njëjtë, copy-paste, i shpërndarë nga disa portale dhe faqe në Facebook, me titullin “S’ka më shtesa për fëmijë nga 30 euro”, është titullim manipulues që krijon përshtypjen e rreme se shtesat për fëmijë do të ndalen.
Kjo nuk është e vërtetë.
Shtesat për fëmijë nuk do të ndalen. Përkundrazi, gjatë këtij mandati ato do të dyfishohen, nga 30 në 60 euro dhe nga 45 në 90 euro për çdo fëmijë, sipas kategorive përkatëse.


























