Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Diplomuan në Akademinë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, FSK-së i bashkohen edhe 10 oficerë të rinj

    Mbeturinat e zhysin Pejën në kaos, kërkohet reagim i menjëhershëm

    Mamdan i bën thirrje SHBA-së të zbatojë urdhër-arrestin mbi Netanyahun

    Parashikimi i motit për sot

    Parashikimi i motit për sot

    Kos: Përfaqësues të shoqërisë civile në Serbi po përballen me fushatë shpifëse dhe sulme personale

    Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës

    Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të enjten

    SHBA-ja dhe Arabia Saudite arrijnë marrëveshje për bashkëpunim bërthamor

    Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

    Prokuroria ngrin pasuri mbi 10 milionë euro në rastin ”Prona e Veternikut”

    Prokuroria jep detaje për arrestimin e tre zyrtarëve të dyshuar

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë viziton Kievin, ndërsa Ukraina përpiqet të zmbrapsë ofensivën ruse

21 Maj 2024, 19:26
në Botë, Lajme
Ministrja e Jashtme e Gjermanisë viziton Kievin, ndërsa Ukraina përpiqet të zmbrapsë ofensivën ruse
Share on FacebookShare on Twitter

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë mbërriti në Kiev të martën në shenjë mbështetjeje për Ukrainën nga vendet partnere perëndimore. Furnizimet me armët dhe municionet e premtuara nga vende të NATO-s, si Gjermania, kanë qenë megjithatë të ngadalta dhe Ukraina është gjendur e ekspozuar ndaj ofensivës ruse në pjesë të mëdha të vijës së frontit.

Annalena Baerbock përsëriti thirrjet e Berlinit që partnerët të dërgojnë sisteme të reja të mbrojtjes ajrore, ndërsa Rusia godet Ukrainën me raketa dhe artileri. Gjermania është furnizuesja e dytë më e madhe e materialeve ushtarake për Ukrainën, pas Shteteve të Bashkuara.

Njësitë ukrainase po përpiqen të zmbrapsin një ofensivë të ashpër ruse përgjatë kufirit lindor në një nga fazat më jetike të luftës që ka hyrë në vitin e tretë.

Gjermania premtoi rishtazi dërgimin në Ukrainë të një njësie të tretë raketash amerikane Patriot, por zyrtarët në Kiev thonë se vazhdojnë të përballen me një mungesa të mëdha të armatimit për mbrojtjen kundërajrore.

Forcat ruse kanë shfrytëzuar avantazhin në qiej për të dëmtuar rëndë rrjetin energjetik të Ukrainës, duke synuar të dëmtojnë moralin e ukrainasve dhe funksionimin e industrisë së mbrojtjes.

Zonja Baerbock, e shoqëruar nga ministri ukrainas për Energjetikën Herman Halushchenko, vizitoi një termocentral në Ukrainën qendrore që u dëmtua rëndë në 11 prill. Brenda mjediseve të shkrumbuara të centralit, punonjësit e kompanisë shtetërore Centrenergo që menaxhon termocentralin, vazhdonin të hiqnin rrënojat megjithëse kanë kaluar disa javë nga sulmi.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se përpjekjet e forcave ukrainase vazhdojnë të përqëndrohen në provincën lindore Donetsk dhe rajonin verilindor Kharkiv, ku bombardimet ruse po shkaktojnë dëme të mëdha në zonat ushtarake dhe civile.

“Kjo rikthen nevojën për mbrojtjen ajrore, për sisteme të reja që do të shmangnin vështirësitë për luftëtarët tanë dhe rreziqet për qytetet dhe komunitetet tona”, tha presidenti Zelenskyy të hënën në mediat sociale.

Zoti Zelenskyy tha se forcat e Ukrainës kanë ende nën kontroll zonat në fjalë, megjithëse Rusia thotë se ka marrë disa fshatra kufitare.

Nuk ishte e mundur të verifikoheshin në mënyrë të pavarur pretendimet e asnjërës palë për situatën në fushëbetejë.

Zonja Baerbock kishte planifikuar të vizitonte Kharkivin të martën, por udhëtimi u desh të anulohej për arsye sigurie, njoftoi agjencia gjermane e lajmeve “dpa”. Pothuajse 11 mijë persona janë evakuuar nga zonat kufitare të Kharkivit që kur Rusia filloi ofensivën më 10 maj.

Një sulm me dronë i forcave ruse gjatë natës goditi infrastrukturën e transportit në qytetin Kharkiv, duke dëmtuar mbi 25 kamionë, autobusë dhe automjete të tjera, tha të martën guvernatori rajonal Oleh Syniehubov. Shtatë persona janë lënduar, tha ai.

Shtabi i përgjithshëm i Ukrainës tha se frekuenca e sulmeve ruse në Kharkiv u ngadalësua të hënën, megjithëse luftimet vazhduan.

Forcat ruse po bëjnë gjithashtu misione zbulimi dhe sabotimi në rajonet veriore të Ukrainës, Sumy dhe Chernihiv, duke bombarduar vendbanimet kufitare dhe duke vendosur mina në territore të gjera, tha Dmytro Lykhovii, zëdhënësi i shtabit të përgjithshëm të Ukrainës. Vija e frontit është rreth 1000 kilometra e gjatë.

Zonja Baerbock do të takohej me ministrin e Jashtëm të Ukrainës Dmytro Kuleba në Kiev. Kancelari gjerman Olaf Scholz u ka rezistuar thirrjeve të zyrtarëve ukrainas për të ofruar raketat Taurus, të cilat janë të pajisura me teknologji të avancuar për shmangien e radarëve dhe kanë një rreze veprimi deri në 500 kilometra.

Raketat e prodhimit gjerman dhe suedez do të jenë në gjendje të arrijnë nga toka ukrainase objektivat në thellësi të Rusisë. Por Berlini e ka kundërshtuar këtë perspektivë, duke thënë se dërgimi i raketave do të sillte rrezikun e përfshirjes së drejtpërdrejtë në luftë.

Këto kufizime nuk i kanë lejuar Ukrainës të godasë forcat dhe pajisjet ruse që grumbullohen për sulme në anën tjetër të kufirit, tha një institut me seli në Uashington.

“Këto politika të Shteteve të Bashkuara dhe Perëndimit po komprometojnë rëndë aftësinë e Ukrainës për t’u mbrojtur ndaj sulmeve të tanishme ruse në veri të Kharkivit ose në çdo zonë përgjatë kufirit ndërkombëtar ku forcat ruse mund të zgjedhin të kryejnë operacione sulmuese në të ardhmen”, thuhet në një studim të publikuar të hënën nga Instituti për Studimin e Luftës.

Zonja Baerbock tha në një deklaratë se anëtarësimi i mundshëm i Ukrainës në Bashkimin Evropian është “pasoja e nevojshme gjeopolitike e agresionit të paligjshëm të Rusisë”.

Ukraina ka bërë “progres mbresëlënës” dhe nuk duhet të heqë dorë nga reformat në sistemin gjyqësor, në luftën kundër korrupsionit dhe lirinë e medias, tha ajo.

Gjermania do të organizojë muajin e ardhshëm një konferencë për rindërtimin e Ukrainës. Rindërtimi i vendit parashikohet të kushtojë qindra miliarda dollarë./VOA

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Diplomuan në Akademinë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, FSK-së i bashkohen edhe 10 oficerë të rinj

Diplomuan në Akademinë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, FSK-së i bashkohen edhe 10 oficerë të rinj

1 orë më parë
Mbeturinat e zhysin Pejën në kaos, kërkohet reagim i menjëhershëm

Mbeturinat e zhysin Pejën në kaos, kërkohet reagim i menjëhershëm

2 orë më parë
Britania shqyrton pezullimin e marrëveshjes tregtare me Izraelin

De Jong refuzoi të luante, Romero: Flick nuk i beson më mesfushorit holandez

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH