Donika Gërvalla, Ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka raportuar para Komisionit për Integrime Evropiane, ku çështja e liberalizimit të vizave, ka qenë një ndër temat e pashmangshme, transmeton Kosova Post.
“Çështja e regjimit të vizave jo që është e padrejtë, por është edhe e pa shpjegueshme… Nëse konstatohet që janë përmbushur në të kaluarën të gjitha kriteret dhe kemi shtete të veçanta anëtare të BE-së që e bllokojnë këtë proces, mbetet për ne që të identifikojë të gjitha rrugët që qojnë në ndryshimin e kësaj çështje”, ka thënë Ministrja Gërvalla.
Sipas saj, një pjesë e shteteve anëtare të BE-së që e refuzojnë procesin e liberalizimit të vizave, thirren në tema të shtetit ligjor në sfera të ndryshme.
“Jemi shumë të vetëdijshëm për pengesën reale, dhe duke qenë Kosova e fundit në rajon që ka qytetarët e izoluar”, ka thënë ministrja Gërvalla.
Sipas saj, me forcimin e subjektivitetit të shtetit, edhe çështja e liberalizimit të vizave, do të zgjidhet. Sipas saj, për këtë po punojnë çdo ditë e më shumë./KosovaPost/