Një oficere e Administratës së Sigurisë së Transportit në SHBA (TSA) e ka shpëtuar nga vdekja një foshnje në aeroportin ndërkombëtar “Newark Liberty” në New Jersey në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, transmeton KosovaPost.
Ajo, e ka shpëtuar foshnjën, derisa nëna e tij bënte thirrje për ndihmë për shkak se fëmija nuk po merrte frymë.
Cecilia Morales, në një video të publikuar shihet se kishte reaguar me vrap kur e pa gjendjen e përkeqësuar të foshnjës.
Ajo kishte kaluar rrethojën që e kishte në aeroport, dhe menjëherë e kishte kapur foshnjën, të cilës ia shpëtoi jetën.
Foshnjës më vonë iu dha oksigjen nga teknikët e urgjencës pediatrike dhe ishte mirë.
Morales, i cili iu bashkua TSA-së në tetor, kishte kryer manovrën tek të rriturit dhe fëmijët më parë, por kurrë në një foshnjë.