Mbështetja për kandidaten e Vetëvendosjes, Rreze Duli, po vijnë nga të gjitha anët, dhe nga të gjitha moshat, pa dallim, shkruan Kosova Post.
Dhe nuk është për tu habitur pse gjithë kjo mbështetje, por duhet admiruar vlerësimin qytetar që po i bëjnë për karakterin, parimet dhe përvojën e gjatë si intelektuale në veprimtaritë kombëtare, humane që ka Rreze Duli.
Duli, jo vetëm që merr mbështetje dhe përgëzohet gjatë takimeve me qytetarët për vetit e saj luftarake për të qenë gjithnjë në shërbim të shtetit dhe qytetarëve të saj, por ajo merr qindra mesazhe mbështetëse e admirimi nga mosha të ndryshme nëpërmes rrjeteve sociale e telefonatave të panumërta.
Kandidatja Duli, ndihet e bekuar me gjithë këtë admirim dhe mbështetje që po i japin qytetarët dhe shprehet falënderuese pa fund, por ka edhe të tilla mesazhe që atë e emocionojnë dhe e kthejnë atë në kohërat e kujtesës së hidhur. Kohrat kur populli i Kosovës, fëmijët, gratë e burrat, të moshuarit përjetuan dhimbje e vuajtje nëpër kampet shpëtimtare të ikjes nga gjenocidi i regjimit serb.
Këtë emocion, gëzimi por edhe kthim në kohën e vuajtjeve që i sjell mesazhi nga një motër e vëlla, dikur fëmijë refugjatë e tani të rritur e në liri, Rrezja e ndau me miqtë e saj në Facebook përmes një shkrimi të strukturuar me aq ndjesi të dhimbshme.
Ajo kujton me këtë rast se si në marsin e vitit 1999, sikur këta motër e vëlla,edhe shumë fëmijë të tjerë refugjatë, në njërin nga kampet në Maqedoni, ishin ulur në tokë, të pikëlluar e larg vendlindjes, që kërkonin të merrnin dije edhe në ato kushte të rënda emocionale e sociale gjithsesi.
Rrezja, momente si kjo e nxënësve refugjatë edhe shumë të tjera i kujton me dhimbje, ndërsa vë në pah se puna si organizatore e mësimit edhe në kampe refugjatësh, mbetet një nga sfidat më të dhimbshme në kujtimet e saj gjatë rrugëtimit në veprimtaritë humane sikur edhe ato kombëtare.
Prandaj, një femër e tillë me të gjitha vlerat njerëzore e intelektuale e admiruar, nuk duhet anashkaluar, por duhet ta votoni, sepse me të tilla femra luftëtare e guximtare të pathyeshme përballë furtunave të kohës arrihet ndryshimi.
Postimi i plotë i Rreze Dulit:
Sot pranova një mesazh shumë prekës dhe një fotografi nga #KampiSenokos në #Maqedoni, nga një motër e vëlla, që në fëmijërinë e tyre u përballen me një kamp, si ata që kishin parë vetëm në lajme, dhe që në Marsin më të trishtë për Kosovën, ata u ulën në tokë si nxënës e si refugjatë, në një kodrinë mbuluar me tenda, larg vendlindjes. Po e ndaj me ju për të mos harruar kurrë atë që përjetuam të gjithë së bashku.
Sot pranova një mesazh shumë prekës dhe një fotografi nga #KampiSenokos në #Maqedoni, nga një motër e vëlla, që në fëmijërinë e tyre u përballen me një kamp, si ata që kishin parë vetëm në lajme, dhe që në Marsin më të trishtë për Kosovën, ata u ulën në tokë si nxënës e si refugjatë, në një kodrinë mbuluar me tenda, larg vendlindjes. Po e ndaj me ju për të mos harruar kurrë atë që përjetuam të gjithë së bashku.
Puna si organizatore e mësimit në këtë kamp ngelet më e rënda e jetës sime. Përditë qaja për fatin e tyre e përditë gëzohesha që ata megjithatë ishin gjallë.
Tani ata janë rritur, janë mësues, profesorë, mjekë e inxhinjierë, ndërsa mua saherë që dikush më ndalon në rrugë e më thërret #MësuesjaRreze, e di menjëherë që është një nga ata fëmijët e shumtë të kampit. ❤️
#TëMosHarrojmë
VOTO #RREZE DULI92
VOTO #LËVIZJAVETËVENDOSJE
#KrejtdheDrejt