Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se mbi vendin tonë sot do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me reshje të dobëta bore, kryesisht në orët e para të ditës.
Sipas IHK-së, temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 0 deri 2 gradë Celsius, ndërsa dita e enjte parashihet të jetë me kthjellime të pjesshme.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -6 deri -4 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2 deri 4 gradë Celsius.