Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se gjatë këtyre dy ditëve të ardhshme do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe relativisht i ftohtë.
Sipas IHK-së, të mërkurën vranësirat do të jenë jostabile dhe do të ketë reshje shiu dhe bore, në viset e ulëta, kurse në viset e larta parashihet të bie vetëm borë, ndërsa ditën e enjte parashihet që pas vranësirave të shoqërohet edhe me intervale me diell.
Reshje më intensive parashihen në rrafshin e Dukagjinit, ndërsa pjesa tjetër e territorit parashihet me reshje të intensitetit të dobët deri mesatar.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-8 gradë Celsius.