Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), njofton se sot mbi vendin tonë do të mbaj mot i vranët dhe se vranësirat vende-vende parashihet që të sjellin edhe riga të dobëta shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-23 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare.