Sipas parashikimeve meteorologjike, bëhet e ditur se mbi vendin tonë edhe gjatë ditëve të fundit të tetorit pritet të mbajë mot i kthjellët, derisa orëve të para të mëngjesit mbetet ftohtë dhe me ngrica.
Mot i kthjellët dhe me diell parashihet të mbajë edhe në ditët e fundit të tetorit, gjatë ditës më butë, derisa orëve të mëngjesit do të jetë më ftohtë e vende-vende me ngricë, e nëpër ultësira me kushte të formimit të mjegullës apo mjegullinës. Ditën e hënë në mbrëmje vransirat fillojnë të shtohen.