Sipas parashikimeve edhe këto ditët e fundit të javës do ti kemi me mot të qetë e temperatura të mirëpritura për stinën e vjeshtës.
Sot mbi vendin tonë sipas meteorologëve parashihet të mbaj mot i ndryshueshëm, vranësira e diell.
Edhe ditëve në vijim parashihet të mbajë mot i ngrohtë, me temperatura maksimale që në disa vende mund të arrij deri 20C.
Të premten pasdite ka mundësi për riga lokale shiu në perëndim të vendit. Njësoj pritet të jetë edhe ditën e shtunë.