Sipas parashikimeve meteorologjike, sot mbi vendin tonë do të mbajë mot i ftohët me erë e reshje bore kohëpaskohe.
Trashësia e borës mund të jetë 5cm nga rrafshi i Kosovës, e edhe mbi 10cm në vise kodrinore.
Të mërkurën do të mbajë mot shumë i ftohtë ku priten edhe kthjellime. Nga dita e enjte në mbrëmje dhe të premten sërish reshje shiu, me rritje të temperaturës.
Moti me shi dhe dëborë, si dhe fuqizimi i erës në ditët e ardhshme, sërish shjell tek një përmirësim të gjendjes së cilësisë së ajrit, pas përkeqësimit në fundjavë.
Indeksi do të jetë në vlera të pranueshme dhe të mira, e vetëm nga dita e mërkurë, kur pritet mot shumë i ftohtë dhe qetësim i erërave, ndotësit mbeten të përqëndruar në sipërfaqe, e cilësia e ajrit kalon në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta.