Moti i ftohtë do të vazhdojë të mbajë edhe gjatë ditës së sotme. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se temperaturat minimale do të bien deri në -13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet parashihen të arrijnë deri 3-4 gradë Celsius.
Ngricat mbesin prezent, më të ashpra në zonat e larta, prandaj kujdes ngasësve të mjeteve motorike, por kujdes të shtuar duhet të kenë edhe këmbësoret, pasi që ngricat do të jen evidente.
Sa i përket elementit të erës, vazhdon të mbetej prezent drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit e shpejtësia e saj do të jetë e ndryshueshme.