Sipas parashikimeve meteorologjike, kjo javë fillon me mot të mirë dhe me temperatura të ngjashme me ditët e fundit. Në juglindje dhe lindje të vendit ka mundësi të ketë riga shiu.
Nga dita e martë i gjithë vendi do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ulët atmosferik.
Kjo situatë nuk do të zgjasë por do të krijohen kushte për reshje shiu dhe bore në viset e ulëta dhe mesatare, kurse në viset e larta parashihen reshje bore.
Nga dita e mërkurë parashihen kushte tjera meteorologjike, sidomos në temperaturat e dy vlerave. Minimalet gjatë javës do të lëvizin ndërmjet -3 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-14 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugut dhe verilindjes me shpejtësi 1-8 m/s.