Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), bënë të ditur se fushat e presionit të ulët atmosferik që kanë përfshirë pjesën e Gadishullit Ballkanik do të jenë të qëndrueshme dhe me tendencë në rritje e që kjo situatë meteorologjike do të kushtëzoj mot kryesisht të vranët.
Sot për shkak të prezencës së vlerave pozitive në fushat termike, parashihet të bie shi në viset e ulëta dhe mesatare, ndërsa në viset e larta parashihet të bie borë.
Nga dita e martë reshjet parashihen të jenë në formë dëbore edhe në viset e ulëta. Këto reshje do të ndikojnë në uljen e temperaturave në të dy vlerat ekstreme.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2 deri 8 gradë Celsius