Sipas parashikimeve meteorologjike mbi vendin tonë gjatë kësaj jave pritet të kemi mot me diell e shi.Në fushat termike dhe ato barike do të ketë rënie në të dy vlerat ekstreme.
Të mërkurën, por edhe ditën e martë në disa zona të veriperëndimit parashihen riga të dobëta shiu. Kjo situatë e paqëndrueshme parashihet të përsëritet edhe gjatë vikendit, duke sjellë riga shiu.
Temperaturat minimale gjatë këtyre ditëve do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-28 gradë celsius. Do të fryjë erë nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-7m/s.