Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, bën të ditur se sot dhe gjatë ditëve në vijim mbi vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diel.
Sipas IHK-së, në viset e ulëta parashihen riga shiu, ndërsa në viset e larta kodrinoro-malore, parashihen reshje të dobëta bore.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius, derisa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 7-11 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga juglindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-7m/s.