Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, tha se këshillat e ndërkombëtarëve duhet të merren parasysh dhe se nevojitet de-përshkallëzimi i retorikës.
“Mbështetje të plotë për NATO’n dhe linjat e tyre të kuqe për urën në Mitrovicë. Veprimet e njëanshme të vitit të kaluar kanë rezultuar me plagosje të ushtarëve të KFOR-it dhe civilëve, dhe kjo nuk duhet të përsëritet. Duhet të merret parasysh këshilla e ndërkombëtarëve. Nevojitet de-përshkallëzimi i retorikës, mirëpres koordinimin”, ka shkruar ai në ‘X’.
Ndryshe dje në një komunikatë për media, KFOR ka përsëritur se misioni është i pranishëm në gjithë vendin dhe paralajmëron se komandanti nuk do të hezitojë të veprojë në përgjigje të zhvillimeve të sigurisë. KFOR-i shton se çdo #vendim për urën e Ibrit duhet të vijë përmes dialogut.