Meteorologët parashohin se edhe sot në Kosovë do të ketë mot të ftohtë me ngrica gjatë mëngjesit, derisa, ditën do të jetë mot kryesisht me diell.
Pra në mëngjes do të mbajnë temperatura të ulta dhe me ngrica, nëpër ultësira me mundësi për mjegull ose mjegullinë. Ditën më butë, kryesisht me diell. Temperaturat në vise të ulëta -5C deri 11C, e në vise malore -8C deri 4C. Do të fryjë erë e lehtë nga jugperëndimi dhe perëndimi 2-5m/s. Indeksi UV: 5. Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë në vlera të dobëta.
Të shtunën parashihet mot i ngrohtë, kryesisht me diell. Pasdite vonë dhe në mbrëmje me vransira kalimtare. Në mëngjes përgjatë luginave mundësi për mjegull ose mjegullinë, vende-vende edhe me ngrica të lehta. Temperaturat në vise të ulëta -2C deri 15C, e në vise malore -4C deri 9C. Era do të fryjë mesatarisht nga jugperëndimi 3-8m/s. Indeksi UV: 5. Indeksi i cilësisë së ajrit mbetet më gjatë në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta. Gjatë ditës mund të përmirësohet në vlera mesatare ose të pranueshme.