Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka bërë të ditur se në vendin tonë, sot dhe nesër do të ketë ulje të temperaturave.
Sipas IHK-së, sot edhe do të ketë reshje shiu e nuk përjashtohen mundësitë që në viset malore të ketë edhe reshje bore.
Reshjet më intensive priten në veriperëndim, perëndim dhe qendër të vendit, ndërsa pjesa lindore dhe juglindore parashihet të ketë reshje të intensitetit të dobët deri mesatar.
Nuk përjashtohen mundësitë që në viset malore (Alpet shqiptare dhe malet e Sharrit) të ketë reshje bore.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 8-13 gradë Celsius. Në viset malore temperaturat do të jen për 2-4 gradë më të ulëta se sa në viset mesatare dhe të ulëta. Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-7m/s”.