Sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimalet do të lëvizin ndërmjet 14-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 32-35 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit, teksa vikendi parashihet të jetë me temperatura ekstremisht të larta.
“Ky mot me këto temperatura ekstreme të larta është si rezultat i ardhjes së masave të nxehta të ajrit nga Afrika Veriore. Shkalla e lartë e avullimeve do të krijoj vapë dhe ndjesia e këtyre temperaturave do të jetë më e lartë se sa vlerat e lartshënuara”, thuhet në njoftim.