Ritmi i procesit të vaksinimit është ngadalësuar, megjithatë, ai vijon të zhvillohet në tërë vendin, transmeton Kosova Post.
Deri më tani, sipas të dhënave zyrtare, janë administruar mbi 1.5 milion doza të vaksinave. Ndërsa me dozën e dytë janë vaksinuar mbi 691 mijë qytetarë.
“Në 24 orët e fundit janë dhënë 5.287 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.525.230 doza të vaksinës. Deri më sot 691.004 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, thuhet në raportin e fundit të MSh-së.
Për ta ndihmuar procesin e vaksinimit, së fundi janë organizuar edhe disa ekipe mobile. Dje në sheshin “Zahir Pajaziti” në kryeqytet, një ekip i FSK-së ka dhënë vaksina, për qytetarët të cilët deri më tani nuk kanë mundur të vaksinohen./KosovaPost/