Ministria e Shëndetësisë (MSh), ka publikuar raportin e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik (IKShPK), për 24 orët e fundit, rreth situatës me COVID-19, transmeton Kosova Post.
Ky është raporti i plotë:
23 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 7.348 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.532.585 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 697.728 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Nga 2.280 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes
ℹ Sot janë shëruar 33 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.184. ℹ Në total numri i rasteve aktive është 464.