Muriel: Ja pse refuzova Milanin dhe zgjodha Fiorentinën

Muriel: Ja pse refuzova Milanin dhe zgjodha Fiorentinën

Lucas Muriel ka folur për herë të parë pas transferimit te Fiorentina.

Sulmuesi nga Kolumbia, është larguar nga Sevilla për t’u rikthyer në Serie A.

Është skuadra e Fiorentinës që ka bindur 27 vjeçarin, i cili po ashtu kërkohej edhe nga Milan.

“Po, më ka kërkuar edhe Milan por unë kisha dhënë fjalën time”, ka deklaruar Muriel, përcjell ‘lajmi.net’.

“Kam vazhduar të mendoj se Fiorentina është vendi i duhur për mua. Kam punuar shumë për të ardhur këtu dhe jam i lumtur për këtë”.

“Murieli më i mirë? Mendoj se e keni parë në Udine dhe Samp, kur luajta me djem si Di Natale dhe Quagliarella. Ata më kanë ndihmuar shumë”.