Njeriu i cili aktualisht mban titullin si më i pasuri në botë, Elon Musk, ka thënë se ai mund të mos jetë më i pasuri i globit, sipas tij, këtë titull mund ta mbajë presidenti rus Vladimir Putin.
“Unë mendoj se Putini është dukshëm më i pasur se unë,” i tha Musk shefi ekzekutiv i Teslas dhe SpaceX, të shtunën.
Pasuria e presidentit rus Vladimir Putin mbetet ende një mister, ndërsa askush nuk e di saktësisht se sa është ajo, apo ku është e fshehur.
Disa kanë spekuluar se presidenti rus mund të jetë njeriu më i pasur në botë, me financierin Bill Broëder, i cili dëshmoi në vitin 2017 se ai beson se Putin “ka grumbulluar 200 miliardë dollarë fitime të paligjshme”.
Pas pushtimit të Ukrainës nga Putini, SHBA dhe vendet perëndimore kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë, duke synuar aleatët kryesorë të Putinit dhe vetë presidentin rus.
“Unë mendoj se qeveria amerikane ka bërë më shumë sesa njerëzit mund të kuptojnë, thjesht nuk është bërë shumë publike. Por, është e rëndësishme të bëjmë diçka serioze. Nuk mund ta lejojmë Putinin të marrë kontrollin e Ukrainës. Kjo është çmenduri.”-tha ndër të tjera Musk.