Naftëtarët ankohen për taksat e larta

Naftëtarët ankohen për taksat e larta

Naftëtarët sot ngritën disa shqetësime për veprimtarinë e tyre, një ndër to ishte kostoja e lartë e taksës për kyçje në rrugë dhe i çmimi i lartë prej 450 euro për mirëmbajtje të arkave fiskale.

Këto komente dolën gjatë një takimi ndërmjet Shoqatës së Naftëtarëve dhe përfaqësuesve të Qeverisë së Kosovës.

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve Fadil Berjani ka thënë se duhet të ulet ose të hiqet fare taksa për kyçje në rrugë që është prej dy deri katër euro për metër katrorë.

“Kontrolli i cilësisë së naftës, asnjëherë nuk e kemi kundërshtuar kontrollin e cilësisë së naftës, por kosto të jetë përgjegjësi e Qeverisë jo e naftëtarëve. Sipas tij, gjobat janë më të shtrenjta në Kosovë ndaj naftëtarëve se në krejt shtetet tjera”, tha Berjani.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës OEK, Berat Rukiqi tha se sa i përket ligjit të naftës të reflektojë në dobi të naftëtarëve dhe të zgjidhen disa nga problemet që ekzistojnë në këtë sektor.

Ai premtoi se ka marr një premtim nga ministri i Financave, Bedri Hamza se shumë shpejt do të bëjë një zgjidhje për taksën që paguajnë naftëtarët për kyçje në rrugë.

Zëvendësministri i Infrastrukturës Rexhep Kadriu ka thënë se do të gjendet një modalitet për zgjidhjen e kërkesave të naftëtarëve.

“Taksa prej katër euro për metër katrorë do të zvogëlohet, por jo të hiqet e gjitha, sepse është rruga është pronë e Ministrisë”, ka thënë Kadriu.

Ndërsa, zëvendësministri i Financave, Hyzer Gashi problemet e naftëtarëve janë qe mbi 5 vjet dhe asnjë nuk është zgjidhur. Sipas tij, çështja e kyçjes në rrugë, kjo taksë për buxhetin e shtetit nuk ka implikime të larta dhe duhet zgjidhur.

Agim Behluli naftëtar nga “Iliria”, pati vërejtje për çmimin e lartë për mirëmbajtën e arkave fiskale, që sipas tij, po iu kushton 450 euro, shkruan kosovapress. “Për çështjen e taksës rrugore, taksa është e lartë prej katër eurosh, dhe nuk ka mirëmbajtje të duhur”, ka thënë Behluli. Edhe kryetari i shoqatës Berjani ka thënë se mirëmbajtja e arkave është me çmim të lartë. Kryetari i OEK iu premtoi naftëtarëve se janë në përpjekje që të zgjidhet çështja e taksës në “Rrugën e kombit”.