Propozim vendimi i ri i Qeverisë, ka bërë që naftëtarët të paralajmërojnë mbyllje të pikave të derivateve. Ata i kanë drejtuar me kërkesa kryeministrit Albin Kurtit, zv.kryeministrit Besnik Bislimi, ministres Rozeta Hajdari dhe ministrit Hekuran Murati.
Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani tha për RTKlive se nuk do të vjen deri te protesta sepse shpreson dhe beson tek kryeministri Albin Kurti .
‘Besoj se Kurti do t’i marrë parasysh kërkesat tona, ai vendim është i dëmshëm dhe falimenton shumë pika karburanti në Kosovë” tha ai.