Në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, për të katërtën natë me radhë, janë mbledhur shumë qytetarë për të kundërshtuar aktgjykimin dënues të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Një prej organizatorëve të protestave, Çlirim Haziri, ka thënë se protestat do të vazhdojnë deri në realizimin e kërkesës për drejtësi ndaj çlirimtarëve dhe paralajmëroi se protestat nuk do të ndalen.




























