Aleanca Veri-Atlantike, NATO, ka njoftuar se kompanitë ajrore civile tash e tutje mund të përdorin rrugë të reja ajrore në hapësirën e ultë në pjesën jugperëndimore të Kosovës.
“Kjo është një arritje e rëndësishme për normalizimin e hapësirë që ulët ajrore mbi Kosovë, e cila është kryer përmes përkrahjes së procesit të NATO-së për Normalizim të Aviacionit në Ballkan”, thuhet në njoftim, transmeton KlanKosova.tv.
“Kjo do të ndihmojë jashtëzakonisht në përmirësimin e trafikut ajror civil drejt dhe nga aeroporti i Prishtinës, me përfitime të shumta, duke përfshirë udhëtime më të shpejta, konsum më të ulët dhe ndotje më të paktë”.
“NATO ka qenë në mbështetje të procesit të normalizimit për përdorimit të hapësirave ajrore të Kosovës që nga viti 1999, duke u prirë takimeve të Normalizimit të Aviacionit në Ballkan. Këto takime janë të rregullta dhe ndiqen nga përfaqësuesit e vendeve aleate, autoriteteve të navigacionit ajror, autoritetet ushtarake kombëtare dhe organizatat ndërkombëtare relevante, përfshirë Organizatën e Aviacionit Civil, Agjencisë së Sigurimit të Aviacionit Evropian dhe AUROCONTROL”.
Në kumtesë theksohet se hapësira e lartë ajrore e Kosovës është rihapur më 2014.
“Kjo u bë e mundur nga kontributet e ofruara nga Hungaria dhe rolit të HUNGAROCONTROL – e cila mori përgjegjësinë për të kontrolluar mbi 21 mijë metra. Gjatë viteve të fundit, NATO përmes takimeve të Normalizimit të Aviacionit në Ballkan ka ndërmjetësuar formalizmin e një marrëveshje-kornizë në mes të KFOR dhe Islandës. Agjencia e Sigurimit të Transportit të Islandës (ICETRA) tani vepron si Funksion i Mbikëqyrjes së Sigurisë në mbështetje të Komandës së KFOR, e cila është autoriteti kryesor për përdorimin e hapësirës ajrore mbi Kosovë. Ajo kryen të gjitha zgjidhjet teknike të lejojnë krijimin e rrugëve të reja të drejtpërdrejta, në hapësirë e ulët ajrore, midis Prishtinës dhe qyteteve të tjera”.
“Përmes kontributit të Agjencisë së Sigurimit të Transportit të Islandës, janë nënshkruar marrëveshje teknike në mes të Siguruesit të Shërbimit të Navigacionit të Shqipërisë (ALBCONTROL) dhe Siguruesit të Shërbimit të Navigacionit Ajror të Kosovës (ASHNA) për krijimin e linjave të reja direkte nga Kosova në Shqipëri. Kjo jep mundësinë për rrugë të reja më të shkurta për linjat ajrore që vijnë nga veriu, duke përfituar në kohë, duke kursyer karburant dhe duke shkaktuar ndotje më të paktë”. kk