Shkruan: Fadil Maloku
Qeverinë në ardhje, cilado qoftë ajo e presin shumë sfida, obligime e detyrime si sish të planit të e përmbylljes së shtetndërtimit, ashtu edhe sosh tē planit gjithëkombëtar)
1.A mund të bëhen pengesa serioze çështja e mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës nga ana pesë vendeve evropiane në proceset integruese europiane;
2.A kemi mjaftë kapacitete administrative për t’i përmbushur të gjitha obligimet dhe kriteret strikte me fqinjët problematikë, të cilat i ka parapara BE-ja për çdo vend para se të anëtarësohet në “arkitekturën” e re europiane;
3. A ka Plan B Kosova se si duhet të gjendemi në rast se projekti i integrimeve dështon, pra, cilat opsione dhe plane rezervë duhet t’i kemi në tavolinë.
4. Si duhet të fuqizohet ideja e bashkimit kombëtar? Cila formë integruese na përshtatet më së shumti nē kontekstin e rrethanave egzistuese? Cilat argumentet (pro et contra) duhet stimuluar në mediet sociale dhe në politikat afatshkurtëra, afatmesme dhe afatgjata;
5. Cilat analiza dhe alegoritme poltike e sociologjike duhet përdorur, për të identifikuar pengesat lokale, ato rajonale, kontinentale, e sidomos ato globale;
6.Çfarë kapacitetesh politike, ekonomike, e çfarë sosh sociale e kulturor na duhen në ndërkohë, e çfarë sosh në të fazat afatmesme dhe ato afatgjata;
7. Cilat procese duhet t’u paraprijnë intencave dhe synimeve integruese gjithëshqiptare? Politika, ekonomia, kultura apo ushtria;
8. Cila është koha e duhur, cila është kostoja dhe cila është mënyra më adekuate e këtij integrimi të brendshëm;
9. Cilat interesa tona shtetformuese dhe kombëtare i ndihmojnë proceset globalizuese të miqëve tanë amerikan (më konkretisht; administrates Bajden);
1o. Cilat janë interesat politike, ekonomike, ushtarake e ato kulturore që duhet t’i joshin dhe ofrojnë interesat e lidershipit botëror në këtë pjesë të Ballkanit;
11. Cilat potenciale ushtarake, duhet ta fuqizojnë idenë e sigurisë dhe të mbrojtes së vendit, rajonit dhe gjithë kontinentit;…
Kosova duhet të përgaditet për sfidat dhe dilemat e sigurisë dhe stabilitetit të rajonit. Për këtë hap asaj i nevojitet një Qeveri legjitime dhe legale që e ka kurajën, dijen dhe guximin