Xhamitë dhe vendet e hapura në Marok që kanë filluar festimet për Fitër Bajramin një ditë më vonë, ndryshe nga Türkiye dhe shumë vende arabe, u mbushën në orët e mëngjesit për namazin e Bajramit, transmeton Kosova Post.
Mijëra marokenë, të rinj, të moshuar dhe gra u mblodhën për të falur namazin e Bajramit në sheshet dhe xhamitë në kryeqytetin Rabat dhe në shumë qytete të vendit.
Dhjetëra mijëra marokenë janë dyndur në hapësirën e hapur të përcaktuar për namazin e Bajramit në qytetin Sale në afërsi të kryeqytetit Rabat.
Marokenët që mbërritën në zonën e namazit me veshje të ndryshme tradicionale, krijuan pamje shumëngjyrëshe.
Në vende të ndryshme muslimane, Bajrami mund të festohet në ditë ndryshme, pasi disa vende marrin për bazë shfaqjen e gjysmëhënës në vendet e tyre dhe jo në çdo vend të botës./aa