Një agjenci reklamash në Filipine ka kërkuar falje për përdorimin e pamjeve të vendeve të tjera në një video promovuese turistike.
Agjencia, DDB Philippines, kërkoi falje për “lëshimin” ndërsa sekretarja e turizmit në Filipine, Christina Garcia Frasco, tha se nuk ishin përdorur fonde publike për realizimin e videos.
Videoja thuhet se u bë si pjesë e një fushate prej 708,298 £ (900,000 dollarë) “Love the Philippines”, e cila u lansua në fund të qershorit. /Telegrafi/