Sonte, në Galerinë e Arteve të Prishtinës, është hapur ekspozita “Ditari i një fotografi të luftës” e fotografit Visar Kryeziu, me kuratore Eliza Hoxhën, në kuadër të aktiviteteve të platformës qytetare “Liria Ka Emër” dhe në prag të Marshit për Liri të 12 shtatorit, përcjell KosovaPost.
Realizimi i ekspozitës është mbështetur edhe Komuna e Prishtinës, e cila i është bashkuar kësaj nisme për ruajtjen dhe promovimin e kujtesës historike përmes artit dhe fotografisë.
Ekspozita sjell një përzgjedhje nga arkivi fotografik i Kryeziut, të realizuar gjatë luftës në Kosovë më 1998–1999 dhe në periudhën menjëherë pas saj, duke rikthyer përmes fotografisë pamje, dëshmi dhe momente të një prej periudhave më të rëndësishme të historisë së Kosovës.
Më 12 shtator, të gjithë në sheshin “Skënderbeu”, në Marshin për Liri.


























