Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, formimi i komisioneve në rend dite

Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të mblidhet nesër, të premten, më 25 shtator.

Sipas njoftimit të Kuvendit, mbledhja do të nisë në orën 11:00.

“Në rend dite do të jetë propozimi për formimin e komisioneve parlamentare, shqyrtimi i Raportit të shpenzimeve të Kuvendit të Republikës së Kosovës për vitin 2025”, thuhet në njoftim.

Kryesia pritet të shqyrtojë edhe çështje të tjera që janë në kuadër të fushëveprimtarisë së saj.

Një ditë më parë, Gjykata Kushtetuese njoftoi se ka vendosur që konstituimi i Kuvendit është bërë pas afatit kushtetues, por ka kërkuar që të vazhdohet me zgjedhjen e nënkryetarit të dytë.

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish